Bota

Policia do të nisë hetimet për festat e organizuara nga qeveria britanike gjatë masave të bllokimit

Policia Metropolitane ka nisur një hetim për festat e mbajtura nga qeveria britanike në No 10 gjatë pandemisë së coronavirusit.

Sipas BBC, Komisionerja Cressida Dick tha se forca po shqyrtonte “shkeljet e mundshme të rregulloreve të COVID-19” në Downin Street dhe në të gjithë Whitehall gjatë dy vjetëve të fundit.

Lexo më shumë  Dasma e Taylor Swift/ Rojet u porositën të mos futet Kanye West

Kjo vjen mes akuzave të reja për mbajtjen e një feste ditëlindjeje për Kryeministrin në qershor të vitit 2020.

Downing Street e ka pranuar se stafi u mblodh brenda No 10 për të festuar ditëlindjen e Boris Johnson kur bllokimi i parë kundër COVID-19 ishte implementuar në vend.

Një zëdhënës i Zyrës së Kabinetit tha se është duke vazhduar hetimi që po kryhet nga nëpunësja e lartë civile Sue Gray për ngjarjet në Downing Street mbi pandeminë.

Lexo më shumë  Forcat ukrainase godasin 12 tankerë rusë, anije mallrash dhe një terminal nafte

Rruga Press

YouTube player