Policia dhe Dogana me aksion në barnatoret në veri
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke e asistuar Doganën gjatë aksioneve në disa lokacione në veriun e Kosovës, lidhur me dyshimet për kontrabandë me barna dhe materiale mjekësore.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai tha se aksioni është duke u zhvilluar në disa barnatore.
Lexo më shumë Belgjikë, Shqipëri e kthim: Skema e pastrimit të parave nga i dënuari për tregti droge
“Kontrolli kryhet për shkak të dyshimit për kontrabandë me mallra, gjegjësisht produkte mjekësore”, tha Elshani.
Rruga Press

