KryesoreLajme

Policia bastis në dy lokacione në veri, gjenden armë

Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në veri të vendit ku ka gjetur edhe armë.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, tha se s’mund të japë shumë detaje deri në verifikim të detajeve.

“Policia ka bërë bastisje në dy vende. Në njërin ende bastisja nuk ka përfunduar. Pas verifikimeve të nevojshme ju njoftojmë me të gjeturat”.

Lexo më shumë  Kompania që i dërgoi vagonët për riparim në Serbi është në pronësi të burrit të ish drejtoreshës dhe kandidates për asamble të AAK-së në Prishtinë

Ai ka shtuar se “ka gjetje të armëve, por që për sasinë e tyre dhe për detaje të tjera mund të flasim më vonë për shkak që ende nuk i kemi verifikuar”.

YouTube player