KryesoreLajme

Policia aksion në veri, gjen sërish armë, antiplumb ushtarak, municion dhe mjete të tjera ilegale

Në vazhdën e pranimit të informacioneve nga ana e qytetarëve, sot më datë 03.02.2026, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se në një bodrum të një ndërtese në rrugën “Vasilije Ostroshki”, në Mitrovicë Veri, mund të ketë mjete te dyshimta ilegale.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se pas pranimit të informacionit, policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme, ku gjatë kontrollit, përkatësisht në një bodrum kolektiv të ndërtesës, ka gjetur dhe sekuestruar armë.

Armët e sekuestruara janë: 3 armë të gjata, 1 tytë vazhduese, 1 Kondak për armë të gjatë, 764 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 14 karikatorë, 10 krehër për fishek, 1 granat dore tymuese, 2 antiplumb ushtarak, 2 jakne ushtarake, bluzë e uniformes ushtarake, 1 palë pantallona ushtarak, Mbështjellës me material tekstili, shirita ngjitës.

Ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lexo më shumë  “Rama ki kujdes, kjo rini tund malet”/ Fjalimi rrëqethës i mjekut që u bë viral: Duam Shqipërinë, Europa do të na presë! Nëse jemi të zotët e vetes s’ka derë që na mbyllen

Tutje bëhet e ditur se në lidhje me këtë rast nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme, si dhe i inkurajon që çdo rast të dyshimtë apo veprim të kundërligjshëm ta raportojnë në numrin emergjent 192 ose në stacionin më të afërt policor. Vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë mund të sigurojmë një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Lexo më shumë  Gërvalla merr pjesë në hapjen e “Javës për Ndihmë Juridike Falas”
YouTube player