BallinaLajme

Polarizimi politik shqetëson PE, të djathtët kërkojnë rezultate nga SPAK

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos prezantoi para Komitetit për Punët e Jashtme raportin e radhës të progresit të vendit. Që në fillim, eurodeputetja portugeze tha se hartimi i raportit ishte kushtëzuar nga gjendja e pandemisë dhe se ai ishte hartuar kryesisht me informacione e marra nga zyra e BE-së në Tiranë e drejtuar nga Luigi Soreça.

Në përmbledhjen e shkurtër që i bëri raporti, Santos vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë në drejtim të integrimit, por vuri theksin tek ndasia e thellë politike që ekziston në vend dhe nevoja që të gjitha palët të respektojnë marrëveshjen e 5 qershorit.

“Ka një polarizim të thellë politik, por ne në PE nuk duhet të ndërhyjmë. Vendi duhet të vazhdojë reformat, sidomos reformën në drejtësi, që duhet të përfundojë. Të rinj të aftë po largohen nga vendi për një jetë të mirë. Ne duhet të krijojmë kushtet që ata të mos emigrojnë. Marrëveshja e 5 qershorit duhet të zbatohet”, tha Santos.

Nga të djathtët e PPE foli eurodeputeti David Lega. Ai vlerësoi progresin e bërë në reformën në drejtësi, por kërkoi rezultate nga SPAK.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

“Shqipëria ka bërë progres tek reforma në drejtësi, por kjo nuk duhet të thotë se reformat duhet të ndalen. Duam rezultate nga SPAK. Shqipëria e meriton të lëvizë përpara drejt anëtarësimit”, u shpreh ai.

Nga grupi “Europa e Re” foli eurodeputeti Michal Simecka. Edhe ai e vuri theksin tek polarizimi i thellë i klimës politike. “Kemi parë një polarizim të thellë dhe bojkote të të gjitha formave. Marrëveshjet politike duhet të zbatohen nga të gjithë aktorët dhe të gjitha partitë”, tha ai.

Eurodeputetja e ekstremit francez të Frontit Kombëtar, Diminique Bilde e vuri theksin tek mosmarrëveshjet për çështjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ajo kujtoi deklaratën e ish-Presidentit të KE, Jean-Claude Juncker që në 2018 tha se të gjitha mosmarrëveshjet territoriale duhet të zgjidhen para anëtarësimit.

“Çështja e kufirit detar me Greqinë përfundoi në gjykatat ndërkombëtare. A duhet të presë Shqipëria zgjidhjen e kësaj çështjeje para anëtarësimit, sipas deklaratës së Jean-Claude Juncker?”, pyeti ajo.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga Bilde kanë qenë edhe deklaratat e bëra nga politikanë në Tiranë dhe Prishtinë në lidhje me njësimin e politikës së jashtme mes dy shteteve shqiptare. Ajo kërkoi që ato të reflektohen në raportin e progresit dhe të vlerësohen si nxitëse për destabilizim të rajonit.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Të gjelbërit vunë theksin tek liria e medias dhe kërkuan hapjen e negociatave. Përmes bisedimeve, tha eurodeputeti Thomas Ëaltz, ne mund të kontrollojmë dhe detyrojmë Shqipërinë që të përmbushë standardet e BE dhe kushtet e kërkuara përë t’u bërë sa më parë vend anëtar.

Edhe grupet e tjera parlamentare parlamentare thanë se BE ka rreshtuar se mbjellë shpresë në rajon dhe nëse kësaj mungese shprese i shtohet edhe pandemia situata, sipas eurodeputetëve, mund të dalë jashtë kontrollit dhe Ballkani Perëndimor të rikthehet 20 vite pas në kohë.

Ajo që ra në sy ishte fjala e eurodeputetit irlandez, Mike Wallace. “Shqiptarët janë njerëz të mahnitshëm. Unë kam punësuar shumë shqiptarë në ndërtim dhe janë punëtorët më të mëdhenj në Bashkimin Europian. Ne duhet të ngremë pyetje se përse ata largohen nga vendi i tyre? Diçka po shkon keq atje”. tha ai.

YouTube player