KryesoreLajme

Kurti takoi ambasadorin e ri jo-rezident të Jordanisë, flasin për marrëdhëniet mes dy shteteve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar sot ambasadorin e ri jo-rezident të Jordanisë, Hazem Issam El-Khatib Al-Tamimi, të cilin e priti bashkë me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

Duke e uruar për detyrën e re, kryeministri Kurti shprehu vlerësimin për marrëdhëniet gjithnjë e në ngritje mes Kosovës dhe Jordanisë.

Lexo më shumë  “Lere propagandën enveriste”/ Rama ndau pamjet nga Zvërneci, qytetarët e “kryqëzojnë” në komente: Po ti ça bëre ti gjithë këto vite në pushtet?

“Ai e njoftoi ambasadorin për arritjet e vendit tonë në zhvillimin ekonomik, rishpërndarjen e rritjes ekonomike drejt qytetarëve, krahas shumë të arriturave të tjera, që kanë ardhur përkundër sfidave të sigurisë që i kemi pasur nga fqinji ynë verior përfshirë sulmet e vazhdueshme ndaj shtetit tonë”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit.

Në vijim, kryeministri e njoftoi gjithashtu ambasadorin edhe për vendimin e sotëm të qeverisë, ku në mbledhjen e 247-të ndamë gjysmë milioni euro për ta ndihmuar popullin palestinez në Gaza.

Lexo më shumë  Opozita në Serbi: Vuçiqi ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi për të prishur Samitin BE-Balkan Perëndimor
YouTube player