Lajme

Pogradec/ Ndalohet furgoni me klandestinë, ata shpërthejnë derën dhe i ikin me vrap policisë (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur paraditen e sotme në Pogradec.

Një furgon plot me klandestinë ndaloi në mes të qytetit, në rrugën “Rinia” dhe befas ata dolën prej mjetit njëri-pas tjetrit me vrap për të mos u kapur nga policia.

Mësohet se janë mbi 20 klandestinë që kanë dalë nga furgoni. Patrullat e policisë kanë mundur të kapin15 prej tyre,6 prej të cilëve në zonën ku ndodhet Kisha e Re në qytet.

Lexo më shumë  Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal lanson shërbimin e-komuna

Një pjesë tjetër janë kapur në një fast food. Mes klandestinëve është edhe një grua shtatzënë.

Ndërkohë është identifikuar drejtuesi i furgonit dhe po punohet për kapjen e tij.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *