Lajme

Po “zhduket” Veriu! Rënia e lindjeve në Kukës, Lezhë, Dibër dhe Shkodër, mbi mesataren kombëtare. Emigrimi masiv shkaktar

Shqipëria po përballet me rënie të shpejtë të lindjeve, sidomos në vitet pas pandemisë, por në qarqet e Veriut, fenomeni po intensifikohet më shumë.

Teksa lindjet në shkallë kombëtare ranë me 10% në vitin 2023 në krahasim me vitin 2022, në Qarkun e Kukësit rënia ishte më 18.5%.

Në qarkun Verilindor, më i varfri në vend vitin e kaluar, lindën vetëm 667 foshnja nga 819 më 2022. Në dekadën e fundit, Kukësi është i vetmi qark që ka pësuar tkurrje të ekonomisë, ndryshe nga trendi kombëtar sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Kukësi po vuan pasojat e emigrimit të brendshëm dhe të jashtëm të popullsisë. Nga viti 2015, një kanal masiv emigracioni drejt Britanisë së Madhe i ka përkeqësuar ndjeshëm treguesit demografikë.

Pas Kukësit, tkurrjen më të madhe të lindjeve në përqindje e kishte Lezha me rreth 16 .3 për qind në vitin 2023. Në këtë qark lindën 1010 foshnja më 2023 nga 1208 vitin e mëparshëm, e ndjekur nga Dibra ku lindjet shënuan rënie me 14.4% dhe Shkodra me 13.7%.

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

Në të kundërt qarqet e Jugut kishin rënie më të butë. Psh rënien më të ulët të lindjeve e kishte qarku i Gjirokastrës me 3% dhe më pak Korça me 3.7% dhe Durrësi, Elbasani dhe Fieri me rreth 9%.

Më rënie të lindjeve po përballet edhe kryeqyteti, i cili nga viti në vit ka shtesë gjithnjë e më të ultë të popullsisë. Vitin e kaluar në Tiranë linden 8144 foshnja më rënie vjetore 10.4%.

Nga viti 2013 në vitin 2023 lindjet në shkallë kombëtare kanë shënuar rënie me 37%, ku normat më të larta për 10-vjeçarin i ka Berati dhe Kukësi me 52 dhe 50% secila.

Të dhënat zyrtare të INSTAT referojnë se, në të gjithë vendin vitin e kaluar kanë lindur 22,210 bebe, me një rënie vjetore 10 % ose 2478 foshnja më pak se, në vitin 2022.

Në të kundërt qarqet e Jugut kishin rënie më të butë. Psh rënien më të ulët të lindjeve e kishte qarku i Gjirokastrës me 3% dhe më pak Korça me 3.7% dhe Durrësi, Elbasani dhe Fieri me rreth 9%.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Më rënie të lindjeve po përballet edhe kryeqyteti, i cili nga viti në vit ka shtesë gjithnjë e më të ultë të popullsisë. Vitin e kaluar në Tiranë linden 8144 foshnja më rënie vjetore 10.4%.

Nga viti 2013 në vitin 2023 lindjet në shkallë kombëtare kanë shënuar rënie me 37%, ku normat më të larta për 10-vjeçarin i ka Berati dhe Kukësi me 52 dhe 50% secila.

Të dhënat zyrtare të INSTAT referojnë se, në të gjithë vendin vitin e kaluar kanë lindur 22,210 bebe, me një rënie vjetore 10 % ose 2478 foshnja më pak se, në vitin 2022.

E krahasuar më të dhënat e Eurostat 2021, Shqipëria shihet të ketë normat e më të ulëta të lindshmërisë në Europë dukë lënë pas vetëm Spanjën (1.19) dhe Maltën (1.13). /Monitor

Rruga Press

YouTube player