Po vjen ‘Mini Pranvera’!/ Sinoptikantja: Të enjten do ketë rritje temperaturash
‘Mini-pranvera’ në mes të dimrit po vjen! Kjo është ajo që është parashikuar nga sinoptikanët për javën në vijim. Temperaturat parashikohet të arrijnë deri në 19 gradë në territorin e Shqipërisë, duke sjellë një ndryshim rrënjësor në mot. Nga pasditja e të mërkurës deri në fundjave do te rikthehet moti i kthjellët në të gjithë vendin.
“Nga dita e enjte deri në fundjave do ketë rritje të ndjeshme të temperaturave deri në 19 gradë, temperatura tipike të pranverës dhe pse jemi në dimër”, tha sinoptikania Lajda Porja.
Rruga Press