Bota

Po tentonin të iknin me motoçikletë, rusët po lëviznin me shpejtësi të madhe – por nuk i shpëtuan dronit kamikaz

Një dron i ushtrisë ukrainase ka arritur të “nxjerr nga loja” dy ushtarë rusë, që ishin në motoçikletë.

Ndjekja ka ndodhur në rajonin e Khersonit në jug të Ukrainës.

Ushtarët rusë që ishin në motoçikletë, po lëviznin me shpejtësi të madhe, me shpresën se do t’i shpëtojnë më të keqes.

Lexo më shumë  Provokim ushtarak pranë kufirit të NATO-s/ Droni rus godet trenin, shpëton ish-kryeministri britanik Johnson dhe delegacioni perëndimor

Por, ishte e kotë, sepse ata në një moment u goditën direkt nga droni ukrainas, që ishte mbushur me lëndë shpërthyese.

Pamjet nga ajri shfaqin momentin kur goditen nga droni, dhe motoçikleta së bashku me ushtarët hidhet në erë.

Në anën tjetër, qyteti i Khersonit është sërish nën kontrollin e ukrainasve, i cili për një vit u kontrollua nga rusët.

YouTube player
Lexo më shumë  Kallas: Sulmi rus ndaj trenit në kufirin Ukrainë-Poloni synonte frikësimin e Perëndimit
YouTube player