KryesoreLajme

Po, shes qumështin me këto 5 bidona që kemi mbajmë familjen. Rama kërkon kupon tatimor

Vendimi për sekuestrimin e mallrave që nuk kanë kupon tatimor po zbatohej në disa qytete duke shkaktuar jo pak problemet per shitësit ambulantë.

I tillë është dhe rasti i një shitësi në Bulgarec të Korçës që mban familjen me shitjen e bidonave të qumështit prej më shumë se 2 dekadash. Ai shprehet se e ka të vështirë ta kuptojë këtë vendim të qeverisë dhe kërkon që të mos pengohet në punë që bën me ndershmëri.

Çdo mëngjes, Alfred Limoni, një burrë i thjeshtë nga fshati Bulgarec, hipën në biçikletën e tij të vjetër dhe niset drejt Korçës me disa shishe qumësht në kosh. Prej 25 vitesh, kjo është mënyra e vetme me të cilën ai siguron jetesën. Fitimi i tij është minimal, por për të, kjo është mjaftueshëm për të blerë bukën e përditshme.

Lexo më shumë  Restaurohet Shtëpia historike në Prizren, Çeku: Investim në trashëgimi

“Po, shes qumështin me këto 5 bidona që kemi mbajmë familjen.  Rreth 25 vite bëj unë, kam 3 lopë, kjo tjetra është gati në të tharë. Çfarë fitojmë? Rreth 10 mijë lek te mbash familjen”, tha Alfred Limoni, shitës ambulant.

Së fundmi, një tjetër shqetësim i është shtuar ditëve të tij të lodhshme. Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që edhe shitësit ambulantë të pajisen me kupon tatimor, një gjë që për Alfredit është e pakuptueshme dhe e pazbatueshme në realitetin e tij të thjeshtë.

“Në radhë të parë qeveria bën punën e vet, unë dua të më kontrollojë cilësinë e qumështit, dua të mos më pengojë për tregun e klientet e mi. U duhet qumësht? Ata nuk marrin qumësht tjetër. Unë nuk e kam idenë kupon, as është bërë ndonjëherë. Le të më pajisë, të kërkojë të drejtën e tij por unë nuk e kam idenë për çfarë po flasin. Përse të më pengojë? Mua të më lërë të tregtojë qumështin, ata nuk e jap 150 më, do e jap 200. Unë e jap bidonin 150, baxho ma merr 50 lek”, shtoi Alfred Limoni.

Lexo më shumë  Një bjellorus në bordin e Korporatës Shqipare të Investimeve (ose pak sevda ruse..)!

Për Alfredin dhe shumë të tjerë si ai, ligjet shpesh duken të shkruara për një botë tjetër, jo për jetën e thjeshtë të fshatarëve që mundohen të mbijetojnë me punë të ndershme.

Rruga Press

YouTube player