KryesoreLajme

Murati e quan absurd vendimin e Supremes

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati e ka quajtur absurd vendimin e Gjykatës supreme me të cilin është shfuqizuar Udhëzimi Administrativ për arkat fiskale digjitale.

Gjykata Supreme e Kosovës ka vlerësuar se nxjerrja e vendimeve nga një person që ushtron njëkohësisht detyrën e deputetit dhe të ministrit është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese.

Murati ka theksuar se me këtë udhëzim do të përfundonte “monopoli i arkave fiskale me kosto enorme për bizneset tatimpaguese”

Lexo më shumë  Pas humbjes së zgjedhjeve, republikanët fajësojnë presidentin Donald Trump

“Mirëpo sot Gjykata Supreme, me gjykatës Delushe Halimi, Lumni Sallauka, dhe Franciska Zhitija-Ymeri, paska vendosur që Udhëzimi Administrativ për arka fiskale digjitale të shfuqizohet. Ky vendim absurd i Gjykatës Supreme nënkupton ndërprerje të procesit të digjitalizimit, dhe vazhdim të zhvatjes së bizneseve përmes kostove enorme për arkat e vjetra fiskale”, ka shkruar Murati në Facebook.

Sipas tij si pasojë e këtij vendimi, “bizneset do të vazhdojnë të kenë kosto vjetore prej mbi 5 milionë euro në vit”.

Lexo më shumë  Ndryshime në sistemin prokurorial, Gashi cakton mbikëqyrës për të gjitha prokuroritë e vendit

Murati nuk ka komentuar lidhur me atë nëse përben shkelje kushtetuese nxjerrja e akteve nënligjore nga një ministër në detyrë që ushtron edhe pozitën e deputetit. 

Rruga Press

YouTube player