KryesoreLajme

“Po pluralizmit, jo terrorizmit” – mesazhi i Alban Krasniqit, ndërsa VV kundërshton certifikimin e Listës Serbe

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, vendosi mbi tavolinë një letër me mbishkrimin: “Po pluralizmit, jo terrorizmit”, si reagim ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që kërkoi certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Ky veprim erdhi në një moment kur çështja e pjesëmarrjes së Listës Serbe ka ndezur debate të ashpra politike. PZAP e arsyetoi vendimin me faktin se subjekti politik kishte dorëzuar dokumentet brenda afatit ligjor, por për Vetëvendosjen, çështja nuk është vetëm procedurale.

Pse Lista Serbe nuk duhet certifikuar

Sipas Vetëvendosjes dhe shumë analistëve politikë, certifikimi i Listës Serbe do të ishte një legjitimim i strukturave të Beogradit në Kosovë, të cilat ndër vite janë lidhur me akte që cenojnë sovranitetin e vendit.

  • Sulmet e 24 shtatorit 2023 në Banjskë, ku pjesëtarë të saj ishin të përfshirë në një akt terrorist kundër Policisë së Kosovës.
  • Shantazhi i vazhdueshëm ndaj komunitetit serb, duke mos i lënë qytetarët të marrin pjesë lirshëm në zgjedhjet e Kosovës.
  • Pjesëmarrja në strukturat ilegale të Serbisë në veri, duke penguar zbatimin e rendit dhe ligjit të Republikës së Kosovës.
  • Bojkoti i institucioneve sa herë që interesat e Beogradit nuk përputheshin me ligjet e Kosovës.
Lexo më shumë  Bislimi: Është për keqardhje se sa lehtë krijohen dhe shpërndahen dezinformata nga disa portale në Kosovë

Këto veprime, sipas kritikëve, tregojnë se Lista Serbe nuk funksionon si një parti demokratike brenda sistemit të Kosovës, por si instrument politik i Serbisë, që shpesh ka përdorur dhunën dhe shantazhin për të arritur qëllimet e saj.

Reagimet politike

Vetëvendosje paralajmëroi se do të shqyrtojë mundësinë për ankim në Gjykatën Supreme për ta kundërshtuar vendimin e PZAP-it. Nga ana tjetër, PDK dhe AAK fajësuan Vetëvendosjen.

Lexo më shumë  Mediat e lajmeve hibride në Kosovë shpikën takim, Gazeta zvicerane NZZ sqaron: Bislimi dhe Gjuriq nuk janë takuar, as fshehurazi e as zyrtarisht

Por për Vetëvendosjen dhe për përfaqësues si Alban Krasniqi, çështja është e qartë: pluralizmi politik është vlerë e demokracisë, por ai nuk mund të ngatërrohet me tolerimin e një subjekti që ka ushtruar dhunë, shantazh dhe është lidhur me veprime terroriste në Kosovë.

YouTube player