Bota

Ekuilibrat po ndryshojnë, SHBA-ja furnizon Ukrainën edhe me katër HIMARS

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë vendim që ta furnizojnë Ukrainën edhe me 4 sisteme raketash HIMARS, raportoi BBC-ja të enjten.

Një manual i ushtrisë amerikane bëri të ditur se depot e municioneve ruse aktualisht janë vendet më të pasigurta për shkak të sulmeve me HIMARS.

Javën e kaluar SHBA-ja e furnizoi Ukrainën me 12 sisteme raketash HIMARS, e secila prej tyre bart një grup prej gjashtë raketash. Deri më tani ushtria ukrainase është furnizuar me gjithsej 16 sisteme raketash HIMARS.

Sulmi nëpërmjet këtij sistemi raketor mund të shkojë deri në 84 kilometra ose më shumë, gati tre herë më tepër se rrezet e raketave të tjera.

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Ato drejtohen nëpërmjet sistemit “gps”.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha më herët se Ukraina tani është e aftë të shkaktojë “humbje të konsiderueshme” ndaj pushtuesve rusë falë fluksit të armëve moderne perëndimore që po e ndryshon ekuilibrin në fushëbetejë. Këto komente ai i bëri pasi zyrtarët raportuan për sulme me raketa kundër qytetit-port të Odesës që lanë të plagosur disa civilë.

Valeriy Zaluzhniy, komandant i ushtrisë ukrainase, tha se “ardhja me kohë” e artilerisë me rreze më të gjatë, sikurse sistemi i prodhuar në Shtetet e Bashkuara, HIMARS, po ndihmon që të ndryshohet situata në fushëbetejë.

Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

“Ne kemi arritur ta stabilizojmë situatën. Është komplekse, intensive, por krejtësisht e kontrolluar”, tha Zalushniy.

“Një faktor i rëndësishëm që kontribuon në mbajtjen e linjave tona mbrojtëse dhe pozicioneve është ardhja me kohë e M142 HIMARS, sistem që kryen sulme precize ndaj pikave të kontrollit të armikut dhe depove të karburanteve dhe municionit”, shtoi ai.

Nga administrata ushtarake ukrainase e rajonit të Luhanskut, kreu i saj, Serhiy Hayday, tha më 19 korrik se “armët perëndimore nuk po funksionojnë 100 përqind, por 200 përqind, sepse depot ruse po hidhen në erë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *