Lajme

Po i prishet shtëpia/ Banori i ‘5 Maji’: Sot do të rri në Hënë, ose te shtëpia e Veliajt

Njëri nga banorët, banesa e të cilit është parashikuar të prishet për ti hapur rrugë procesit të rindërtimit në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë, është shprehur tepër i revoltuar kur është pyetur në lidhje me situatën.

Teksa shprehu zhgënjimin e tij për gjithë këtë që po ndodhte, ai tha se tanimë nuk ka më një shtëpi, në të cilën deri dje jetonte me nënën, gruan dhe vëllezërit, ndërsa sot do të flejë jashtë.

Lexo më shumë  Serwer e Stradner japin alarmin nga SHBA për rrezikun që vjen nga Vuçiqi

Madje ai shtoi se do të shkonte të flinte sot ose në Hënë, ose te shtëpia e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gazetarja: Po shikoj kamionin që po transporton orenditë tuaja të shtëpisë. Ku do ti çojnë orenditë?

Banori: Do ti çojnë në një vend, por se ku nuk di gjë. E di shefi i policisë.

Gazetarja: Ku do të qëndroni sot?

Banori: Jashtë, në Hënë. Unë kam pasur shtëpi. Ose te shtëpia e Erion Veliajt. Jam me vëlla, me grua, me nënë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ministria e Financave: Qeveria me sukses ka kthyer nivelin e borxhit shtetëror në nivelin para pandemisë
YouTube player