Lajme

”Plumbi i artë”, arrestohet një tjetër i kërkuar pas dëshmisë së Nuredin Dumanit

Një tjetër person është vënë në pranga në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”.  Policia njofton se është arrestuar 49-vjeçari Agim Gjini si pjesë e grupit të Nuredin Dumanit. Sipas bluve të Durrësit, Gjini u kap dje pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendin ku ndodhej ai.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar për 49-vjeçarin masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me dhune” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Lexo më shumë  Rama “i tërbuar” nga investigimi i medias italiane, shfryn në telefon ndaj drejtorit të Rai-t

Policia ka arrestuar Nuredin Dumaninin dhe disa të tjerë në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”, ndërkohë që ndodhen në arrati ende Talo Çela, Ervis Martinaj, Alban Bengasi, etj.

Dumani u arrestua mbrëmjen e 29 marsit në Fier pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private.

Dyshohet se Dumani mbeti i plagosur gjatë një atentati që kishte organizuar kundër Talo Çelës, një tjetër person i shumëkërkuar.

Lexo më shumë  Konfiskohen armë e municion në një shtëpi në Zveçan

Dumani konsiderohet një nga personat më të rrezikshëm në Shqipëri, i akuzuar për një seri ngjarjesh kriminale.

Pas arrestimit të Dumanit u lëshuan 32 urdhër-arreste.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *