Opinion/Aktualitet

Plogështinë s’ta sjell dhimbja, as vuajtja, as trauma, as lufta, por insistimi për ta mohuar atë

Shkruan Pavjo Gjini

Në 2015, në ndeshjen kundër Serbisë në Elbasan, policia pati shpërndarë dhe zbatuar rreptësisht urdhërin se në stadium nuk do të lejoheshin ndër të tjera: asnjë bluzë ose shall me simbolet e Kosovës dhe me mbishkrimin e ndonjë heroi të Kosovës.

Me sa tregonin shokët që kanë qenë në stadium, kam përshtypjen se kush ka qenë brenda e kujton futjen në stadium me ndjesinë e plogështisë që kanë shumë prej nesh kur futemi në spital, atë ndjesinë e të qenit i dorëzuar, plotësisht i pafuqishëm e i cenueshëm, me turpin e të qenit i zhveshur dhe me ndjenjën e fajit që policia po ta lidh për trupi si pranga a rripat e futjes në kampe e koncerte.

Lexo më shumë  A është çmendur Ilir Meta?

Si cjapi te kasapi, me të njëjtën ndjesi plogështie Shqipëria futet si konsumatore e Serbisë në projektin rajonal të kësaj të fundit.

Të njëjtën ndjesi plogështie shpërndan insistimi i madh për ta mbajtur koncertin Bregoviçi e për ta shijuar me zor birrën Korça.

Plogështinë nuk ta sjell dhimbja, as vuajtja, as trauma, as lufta, por insistimi për ta mohuar atë me çdo kusht.

Lexo më shumë  Tomorri: Fushata e egër mediatike kundër Kurtit në Shqipëri ra. Kosova vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *