Lajme

Plehrat shkatërrojnë turizmin, vendas e turistë të huaj ankohen për mbetjet në Kavajë e Golem

Turizmi që sapo doli nga vështirësitë e pandemisë po goditet këtë herë nga mungesa e menaxhimit të mbetjeve. Pas Durrësit edhe Kavaja po përballet me të njëjtin problem. Turistët e huaj e kanë quajtur situatën “masakër”, ndërsa Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk ka reaguar ende.

Në mes të sezonit turistik, zona e njohur si plazhi i Golemit në Kavajë i ka pritur turistët vendas dhe të huaj me erën dhe pamjen e mbeturinave. Mbetjet shoqërojnë të gjitha rrugët që të çojnë drejt detit dhe resorteve me 5 yje në këtë zonë.

Disa turistë nga Polonia, e përshkruan vetëm me një fjalë situatën:

“Masakra, masakra”.

Pushuesit vendas thonë se mbetjet nuk pastrohen prej më shumë se një javë.

Lexo më shumë  “Paguajmë 66 euro për ton”, Ola Xama zbulon kostot shtesë të bashkisë së Tiranës për plehrat

“Të paktën që një javë që jam unë këtu, kështu janë, pa u hequr. As nuk merret kush me atë punë”, u shpreh një qytetar.

“Ku është Blendi Klosi që thotë pastërti në plazhin e Golemit, e në qytet të Kavajës?”, tha një qytetar.

“Nuk rrihet kështu. Turpi më i madh, të vijnë turistët këtu, të shohin këto gjëra”, u shpreh një tjetër.

E njëjta pamje gjendet edhe brenda lagjeve të Kavajës. Qytetarët dhe bizneset shprehen të shqetësuar për fatin e taksave të tyre.

“Ka një kohë të gjatë, nuk e di, unë e kam lagjen andej, po edhe atje te lagjja jonë ashtu është. Ka dy javë që nuk pastrohen. Atje të mbyt era”, u shpreh një qytetare.

Lexo më shumë  Këlliçi, tjetër denoncim për incineratorin e Tiranës: Ja si u themelua biznesi mafioz i plehrave

Për shërbimin e pastrimit në qytet dhe Njësinë Administrative Golem, rezulton se Bashkia Kavajë, ka kontrata aktive me shoqërinë Alko Impex Construction SH.P.K.

Ndërkohë prej më shumë se një javë, një nga vend-depozitimet e mbetjeve të Bashkisë Kavajë pranë kodrës së Kazies, vazhdon të digjet.

Sipas burimeve të Euronews Albanian, Prokuroria e Kavajës ka regjistruar procedim penal në lidhje me ngjarjen.

Dy akuzat që po hetohen janë “shpërdorim detyre” dhe “ndotja e ajrit dhe detit”. /Euronews

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *