KryesoreLajme

Plazhet e Adriatikut të mbuluara me mbetje plastike

Një katastrofë mjedisore ka prekur brigjet e Adriatikut, duke goditur më së shumti plazhet përgjatë grykëderdhjes së lumit Shkumbin. Plazhet e Divjakës dhe Vilë-Boshtovës në bashkitë e Rrogozhinës janë tejmbushur me mbetje plastike, metalike dhe bimore.

Sipas ekspertëve, këto mbetje janë mbartur gjatë viteve përgjatë rrjedhës së përrenjve dhe vetë lumit Shkumbin, që kalon në qytete si Përrenjasi, Librazhdi, Elbasani, Cërriku, Peqini dhe Rrogozhina.

Peshkatarët që frekuentojnë këtë zonë për gjueti shprehen se nuk kanë parë kurrë një sasi kaq të madhe mbetjesh në dekadat e fundit.

Lexo më shumë  1-shi i listës së LDK-së në “gjumë” – Vjosa Osmanit as që ia ndien për kaosin që e ka kapluar Abdixhikun

E njëjta situatë alarmante është evidentuar edhe në plazhin e Divjakës, nga grykëderdhja e Shkumbinit deri pranë grykëderdhjes së lumit Seman. Përveç mbetjeve plastike, aty është regjistruar një depozitim prej 1.5 metrash me leshterikë dhe mbetje drusore.

Turistët që vizitojnë për herë të parë parkun kombëtar Divjakë-Karavasta, ku përfshihet edhe plazhi, mbeten të mahnitur nga bukuria e natyrës, por mbetjet e shumta lënë një shije të hidhur.

Lexo më shumë  Media italiane: Paga mjerane dhe korrupsion, pse protestojnë shqiptarët

Shoqatat mjedisore kanë hedhur alarmin për këtë katastrofë, duke theksuar se nuk mund të rikuperohet vetëm me vullnetarizëm. Bashkitë e Divjakës dhe Rrogozhinës nuk disponojnë fonde të mjaftueshme për menaxhimin e situatës.

Ekspertët ambientalistë theksojnë se puna duhet nisur që në burimin e ndotjes për të shmangur përsëritjen e këtyre fenomeneve, që kanë shqetësuar jo vetëm opinionin shqiptar, por edhe atë ndërkombëtar.

Rruga Press

YouTube player