KryesoreLajme

Plas grushti në PS/ Koordinatori i Spiropalit dhe kandidati për deputet dhunon Kryetarin e Kavajës

Një incident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në selinë e Partisë Socialiste për zonën Kavajë-Rrogozhinë, ku rreth orës 23:00 ka plasur dhuna fizike mes eksponentëve të partisë.

Burime për Publik.al konfirmojnë se koordinatori i zonës dhe njëkohësisht kandidati i PS, Eldin Cepeli, së bashku me bashkëpunëtorin e tij Vis Gjeçi, kanë ofenduar, kërcënuar dhe goditur me grusht kryetarin aktual të PS për Kavajën, Shpend Barameta.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në prani të disa anëtarëve të strukturës lokale, të cilët mbetën të shokuar nga sjellja agresive e dy të deleguarve nga Tirana. Sipas dëshmitarëve, përplasja ka nisur pas kundërshtimeve të Barametës për mënyrën sesi po imponohet kandidimi i Çepeli në zonë, pa marrë mendimin e bazës.

Lexo më shumë  Del dokumenti final! Parlamenti Europian zbardh rezolutën e plotë për Shqipërinë: Kritika të forta për zonat e mbrojtura, Ligjin e Investimeve Strategjike, korrupsionin, Vjosë-Nartën dhe Sazanin

Koordinatori Eldian Cepeli, i njohur si njeri i afërt me Elisa Spiropalin, është akuzuar se është dërguar në zonë për të ushtruar presion ndaj organizatës lokale dhe për të diktuar kandidatura “të pëlqyera nga lart”.

Pas dhunës, Shpend Barameta ka bërë kallëzim penal në Policinë e Kavajës, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga PS dhe vetë Spiropali për këtë skandal, që vë në pikëpyetje stabilitetin dhe etikën në radhët e partisë.

Lexo më shumë  Skandali i Marinës së Durrësit/ Dokumenti që fundos qeverinë, ndryshoi projektin në dhjetor 2025!

A do të hesht Edi Rama për këtë akt dhune në shtëpinë e vet politike? Apo do të mbrojë njerëzit e Spiropalit, që sot ngritën dorën ndaj një kryetari partie me votë në bazë?/ Publik.al

YouTube player