Bota

“Plas” grushti mes deputetëve në Jordani-video

YouTube player

JORDANI – Një debat televiziv i transmetuar drejtpërdrejt në parlamentin e Jordanisë mbi reformat kushtetuese, duke përfshirë barazinë gjinore, degjeneroi në përleshje mes deputetëve, duke detyruar seancën qw të shtyhej.

Sipas France24, një grindje me shumë shtytje, grushta dhe tundje gishtash shpërtheu midis deputetëve dhe kryetarit të parlamentit Abdelkarim al-Daghmi. Argumenti shpërtheu gjatë një debati mbi një amendament që shton emrin femëror për një shtetas jordanez, në një kapitull të kushtetutës që garanton të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Disa deputetë e kundërshtuan me zemërim amendamentin si “të padobishëm”. Daghmi u largua dhe seanca u shty për të mërkurën.

Ndër reformat e tjera kushtetuese që do të diskutohen janë krijimi i një “Këshilli të Sigurisë Kombëtare” dhe përgjysmimi i mandatit të kryetarit të dhomës në një vit nga mandati aktual dyvjeçar. Sipas ekspertëve, kushtetuta e mbretërisë, e prezantuar në vitin 1952, është ndryshuar 29 herë, me fuqitë e monarkut duke u rritur në kurriz të legjislaturës.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *