Bota

‘Planin e kemi gati, Kina të guxojë të sulmojë Tajvanin’: Kërcënon hapur gjenerali amerikan

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së SHBA-ve, Mark Milley deklaroi se ata e kanë gati planin nëse Kina do të guxonte që të tentonte pushtimin e Tajvanit gjatë javëve, muajve apo viteve në vijim.

Duke folur për mediat pas kërcënimeve të vazhdueshme të Kinës ndaj Tajvanit, ai konfirmoi qëndrimin e Presidentit Biden se do ta mbroni ishullin nga çdo lloj sulmi të ardhur prej Kinës.

Lexo më shumë  Irani konfirmon vrasjen e shefit të Inteligjencës së Gardës Revolucionare

SHBA ka një marrëdhënie të ngushtë me Tajvanin që prej krijimit të shtetit nga nacionalistët kinezë, të cilët u largua nga shteti amë pasi pushtetin aty e morën komunistët me në krye Mao-n.

Ndërkohë, Kina nuk e ka njohur asnjëherë Tajvanin si shtet të pavarur duke kërkuar vazhdimisht ribashkimin,raporton abcnews.al. Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë se nisur nga forcat në rajon, Kinës i kanë mbetur vetëm pak vite për të mundësuar një pushtim ushtarak të Tajvanit, pasi në rast të kundërt kjo do të bëhet e pamundur me shtimin e prezencës amerikane si edhe forcimit të shteteve të tjera si Japonia, Australia apo India që njihen si kundërshtare të gjigantit aziatik. /kosovapost/

Lexo më shumë  Pas kërcënimeve të Trumpit ndaj Iranit rritet sërish çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *