Lajme

Kurti dhe ambasadorja e Francës diskutojnë për projektet në fushën e energjisë

Bashkëpunimi në projekte zhvillimore në fushën e energjisë dhe ujësjellësve, ishin temat kyçe në takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe ambasadores së Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Sipas njoftimit për media, në takim u theksua domosdoshmëria e ndërmarrjes së veprimeve në mbrojtjen e burimeve ujore dhe zhvillimin e ekonomisë së qëndrueshme. U bisedua edhe për projektin e mbështetur nga ambasada franceze në Kosovë për ujësjellësin në kryeqytet.

Lexo më shumë  Stradner: Rezoluta e kongresmenëve amerikanë për Kosovën është sinjal i fortë politik, e afron me NATO-n

Kurti e njoftoi për impiantin e parë për trajtimin e ujërave të ndotura urbane, të përuruar dje në Prizren si dhe projektet që po zhvillohen për impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura në komunat e tjera.

“Në këtë takim të përbashkët me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, u bisedua edhe për të arriturat kryesore të Qeverisë në këta shtatë muaj, punën drejt reformave thelbësore dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror të Kosovës. U ritheksua përkushtimi për intensifikim të marrëdhënieve bilaterale në rrafshin politik dhe ekonomik. Ambasadorja Butel rikonfirmoi përkrahjen e Ambasadës së Francës në Kosovë për projektet në fusha të ndryshme të bashkëpunimit Francë-Kosovë”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Reporterët Pa Kufij: “Mediat private më me ndikim në Shqipëri në pronësi të një numri të vogël kompanish që kanë lidhje me botën politike, veçanërisht në sektorë si ndërtimi"

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *