Bota

Planifikohet një takim virtual mes presidentëve të SHBA-së dhe Kinës

Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë pajtuar në parim që presidentët e tyre të zhvillojnë një takim virtual para fundit të vitit.

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe ai kinez, Xi Jinping do të takohen me video-lidhje, kanë raportuaar disa media më 6 tetor, duke cituar një zyrtar të lartë amerikan.

Ekziston një “marrëveshje në parim” për një “takim virtual”, u ka thënë ky zyrtar gazetarëve në kushte anonimiteti.

“Presidenti ka thënë se sa mirë do të ishte që të takohet me Xi-në, të cilin nuk e ka parë për disa vjet”, ka thënë ky zyrtar.

Lexo më shumë  Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit

“Ne presim që ata të takohen, qoftë edhe virtualisht”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka thënë se detajet e takimit nuk dihen ende.

Takimi virtual është bërë i ditur pasi Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan është takuar në Cyrih me diplomatin kinez, Yang Jiechi për gjashtë orë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Sullivan ka theksuar nevojën për mbajtjen hapur të linjave të komunikimit, derisa ka përmendur edhe shqetësimet për provokimet e fundit të Kinës kundër Tajvanit, abuzimet e të drejtave të njeriut kundër pakicave etnike dhe përpjekjet e Pekinit për të heshtur aktivistët në Hong Kong.

Lexo më shumë  Gjermania do të dislokojë njësi detare në Mesdhe para një misioni të mundshëm në Ngushticën e Hormuzit

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua ka thënë se Yang ka bërë thirrje që dy shtetet të punojnë bashkë.

“Kur Kina dhe Shtetet e Bashkuara bashkëpunojnë, të dyja shtetet dhe bota do të përfitojnë; kur Kina dhe SHBA-ja përballen, të dyja shtetet dhe bota do të vuajnë seriozisht”, është cituar të ketë thënë ai sipas Xinhuas.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *