KryesoreLajme

Plani për rritje, liderët e Ballkanit Perëndimor sot mblidhen në Shkup

Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski do të jetë mikpritës i takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian.

Në takim janë të ftuar, kryeministri Edi Rama, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, si dhe Gert Jan Kopmann, drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, së bashku me James O’Brien, Ndihmës Sekretari Shtetërorë për Evropë dhe Euroazi të SHBA-ve.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian dhe krijimi i tregut të përbashkët rajonal duhet të përshpejtojnë anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Lexo më shumë  Shqipëria me lindjet në nivelin më të ulët historik, shtesa natyrore kthehet negative në 3-mujorin e parë

Ai ka shkruar në rrjetin social X se fondet e BE-së duhet të ndërlidhen me vlerat e Bashkimit Evropian.

“U mblodhëm sot në Shkup për takimin ‘Ballkani Perëndimor takon BE-në’, si pjesë e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi Planin e Rritjes me BE-në dhe SHBA-në”, ka thënë ai.

Konferencë për media pritet të kenë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajic, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian Gert Jan Kopman, si dhe James O’Brien, ndihmës sekretari amerikan i shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike.

Lexo më shumë  Anëtarësimi në KE, Zulfaj: Presim që Shqipëria të jetë aktive

Gjithashtu, janë ftuar përfaqësues të organizatave rajonale, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, CEFTA-s dhe Forumit të Investimeve të Odave të Ballkanit Perëndimor, USAID-it, si dhe disa institucioneve financiare ndërkombëtare.

YouTube player