BotaKryesore

Planet e BE kundër tarifave, unioni gati të “godasë” gjigantët e teknologjisë

Bashkimi Evropian është gati të ushtrojë presion ndaj Shteteve të Bashkuara duke kërcënuar me tarifa shërbimet e saj, sektor ku Amerika ka një suficit tregtar ndaj Unionit.

Deklarata është bërë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila e ka lënë opsionin në fjalë të hapur nëse negociatat për shmangien e luftës tregtare dështojnë.

Edhe gjigantët amerikanë të teknologjisë janë gjithashtu në lupë, tha Von der Leyen në një intervistë për “Financial Times”, duke sinjalizuar se është gati të vendosë taksa ndaj grupeve “Meta”, “Google” dhe “Facebook”.

Lexo më shumë  Të zgjedhurit nga çertifikimi i rezultateve deri tek funksionalizimi i kuvendit dhe krijimi i qeverisë po e bëjnë të mundimshme e tejet të ndërlikuar procesin

“BE është gati të përdorë mjete shtrënguese nëse rezulton e nevojshme. Kemi një gamë të gjerë kundërmasash”, tha Von der Leyen.

Implementimi i kësaj takse varet nga rezultati i negociatave mbi tarifat nga dy anët e Atlantikut. Aktualisht presidenti Donald Trump i ka pezulluar tarifat për 90 ditë.

“Po kërkojmë një marrëveshje tërësisht të balancuar me administratën Trump”, vijoi presidentja, e cila theksoi se dallimet që dy blloqet kanë në stilin e jetesës dhe kulturë mund të kthehen në pengesë për një akord.

Lexo më shumë  Bislimi mirëpriti ministren për Çështje Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre theksoi rëndësinë e avancimit të Kosovës

Produktet që nuk do të përfshihen në bisedime janë rregullorja e Aktit të Shërbimeve Digjitale dhe ajo e Aktit për Tregjet Digjitale.

Këto ligje të BE-së ndalojnë përmbajtjet ilegale online dhe çrregullimin e tregut digjital, si dhe janë kritikuar ashpër nga gjigantët amerikanë të teknologjisë.

Në janar, shefi ekzekutiv i kompanisë “Meta”, Mark Zuckerberg premtoi se do të reagonte ndaj rregullores digjitale evropiane me ndihmën e administratës Trump.

YouTube player
sqhrenfrdeit