KryesoreLajme

Ndonëse s’e njeh pavarësinë, Presidenca e Sirisë Osmanit i thotë presidente e Republikës së Kosovës

Presidenca e Sirisë së lirë ka shkruar për takimin që e pati sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me homologun e saj sirian Ahmed al Sharaa.

Në një postim në platformën X të presidencës siriane i është referuar Osmani si presidente e Kosovës, derisa ky shtet ende nuk e ka njohur Kosovën.

“Presidenti i Republikës Arabe të Sirisë, z. Ahmad Al-Shara dhe Shkëlqesia e Tij Ministri i Punëve të Jashtme, z. Asaad Al-Shaibani, takohen me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, në margjinat e Forumit Diplomatik në Antalia”, ka njoftuar Presidenca Siriane, derisa lajmin e ka transmetuar agjencia zyrtare e lajmeve Sana.

Lexo më shumë  Mediat evropiane jehonë protestave në Tiranë: Pakënaqësia po rritet në Shqipëri

“Presidenti i Republikës Arabe të Sirisë, Ahmad Al-Shara, dhe shkëlqesia e tij, Ministri i Punëve të Jashtme, Asaad Al-Shaibani, në takim me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e Forumit Diplomatik në Antalia”, ka thënë Osmani.

Osmani për takimin në fjalë ka thënë se populli i Kosovës dhe populli i Sirisë kanë përjetuar vuajtje të panumërta nga regjime diktatoriale e gjenocidale, në luftën e tyre për të qenë të lirë.

Ky shënon edhe takimin e parë mes tyre “për ta hapur kapituj të ri bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona”.

Lexo më shumë  Kur pushteti sulmon individin, pranon se ka humbur debatin me qytetarët

“Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta: dhimbjen e luftës, shpërnguljen, e sfidat e rindërtimit, ndaj Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike”, u shpreh Osmani për këtë takim.

YouTube player