Lajme

Plane për fundjavë? Shihni më parë si do të jetë moti

Në Shqipëri këtë fundjavë do të ketë ndikim të masave të qendrueshme të ajrit. Këto do të sjellin mot të kthjellët në mëngjes por në mesditën e pasditen e ditës së shtunë me vranësira shtresore. Në zonat malore do të marrin zhvillim dhe lokalisht do të pasohen nga reshje shiu.

Lexo më shumë  Manxhuka publikon listën e masave mbështetëse dhe rritjeve sociale për vitet 2021–2026 të Qeverisë Kurti

Ditën e diel moti përgjithësisht parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare në male.

Sipas Shërbimit meteorologjik Ushtarak era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë. Temperaturat nuk do të pësojnë luhatje të ndjeshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *