Lajme

Plagosi shokun me të cilin po pinte, efektivi i FNSH-së: Arma mu shkrep pa dashje

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg efektivin e policisë Lutfi Gjyla, i cili plagosi Myrteza Likën pak ditë më parë në zonën e Kombinatit, me të cilin ishte duke konsumuar alkool.

Burime bëjnë me dije se Gjyla është shprehur në sallën e gjyqit se arma i ishte shkrepur pa dashje.

Në momentin e arrestimit, Gjyla ka qenë në gjendje të dehur, bëjnë me dije burimet për mediat.

Lexo më shumë  Nga dollarët, te municionet, armët dhe dronët, shpallet nesër paketa e ndihmës 6 mld USD për Ukrainën

Gjendja e qytetarit të plagosur është jashtë rrezikut për jetën.

Gjyli mbante detyrën e inspektorit të policisë në Repartin e N.SH. Vaqarr Tiranë dhe akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *