Bota

Pjesë të raketës gjigante të Kinës mund të bien në tokë dhe “askush nuk e di se ku do të godasin”!

Ekziston frika se mbeturinat nga raketa e Kinës e lëshuar së fundmi, Long March 5B, do të “përplasen” përsëri në Tokë në një vend të paparashikueshëm.

Kështu shkruan Newsweek, medium sipas të cilit, bëhet fjalë për raketën që u lëshua në 24 korrik nga Wenchang në provincën Hainan, duke transportuar modulin e Wentian, “një laborator” i ri me energji diellore, në Stacionin Hapësinor të Kinës Tiangong.

Dhe për shkak të madhësisë, ka shqetësime se jo e gjithë pjesa e parë e raketës do të digjet në atmosferë teksa do biej – në vend të kësaj, ajo do të mund të bie diku në planet.

Normalisht, pasi një raketë përdor të gjithë karburantin në fazën e saj të parë, pjesa e zbrazët “hidhet” për të hequr peshën shtesë, duke rënë në Tokë.

Dhe zakonisht, këto pjesë digjen kur godasin atmosferën me shpejtësi të madhe.

Sidoqoftë, Long March 5B është shumë i madh: është 54 metra i gjatë dhe peshon më shumë se 800 mijë kilogramë.

Lexo më shumë  Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

“Do të digjet, por përvoja e kaluar tregon se një tufë fragmentesh metalike 30 metra të gjata do të përfundojnë duke u përplasur në tokë me disa qindra km/orë”, ka thënë Jonathan McDowell, nga “Harvard-Smithsonian Center for Astrophysics”.

Siç vë në pah Newsweek, sa më e madhe të jetë anija kozmike, aq më i madh është numri i copave të mbeturinave hapësinore që bien përsëri në atmosferë, veçanërisht ato të bëra nga materiale rezistente ndaj nxehtësisë.

“Është gjithmonë e vështirë të vlerësohet sasia e masës së mbijetuar dhe numri i fragmenteve pa e ditur dizajnin e objektit, por një ‘rregull’ i arsyeshëm thotë se mund të jetë rreth 20-40 përqind e masës origjinale”, ka theksuar Holger Krag, kreu i Zyrës së Programit të Sigurisë Hapësinore për Agjencinë Evropiane të Hapësirës.

Po sipas Newsweek, vendndodhja e rënies është shumë e vështirë të parashikohet, veçanërisht për momentin, pasi aktiviteti diellor ka shkaktuar luhatje atmosferike që komplikojnë modelimin e rrugës së fluturimit.

Shpejtësia e procesit të zbërthimit të orbitës varet gjithashtu nga madhësia dhe dendësia e objekteve.

Lexo më shumë  Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve Buk – i goditën me dronët kamikaz

Sipas McDowell, pasi të dimë matjet e sakta dhe këndin e orbitës së raketës, duhet të jemi në gjendje të parashikojmë më saktë se kur dhe ku do të bien mbeturinat.

YouTube player

Megjithatë, shanset që mbeturinat të godasin një zonë të banuar janë shumë të ulëta: NASA ka vlerësuar se shanset që një person të goditet nga një pjesë e mbeturinave hapësinore janë rreth 1 në 3200.

Për shkak të rritjes së mbeturinave hapësinore në orbitën e Tokës, shanset që copa mbeturinash të bien nga qielli po rriten, veçanërisht në Jugun Global, sipas hulumtimit të botuar në revistën Nature Astronomy.

Ndërkohë, administratori i NASA-s, Bill Nelson, ka thënë se Kina “po dështon të përmbushë standardet e përgjegjshme në lidhje me mbeturinat e tyre hapësinore”.

Por Kina nuk pajtohet dhe në përgjigje të incidentit të mbeturinave të Oqeanit Indian të vitit 2021, ministria e jashtme kineze tha se gjasat për dëme ishin “jashtëzakonisht të ulëta”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *