Bota

Piranjat masakrojnë notarët në Paraguaj, gjenden 4 të vdekur dhe 20 të plagosur

AMERIKA E JUGUT– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paraguajë ku katër perona kanë vdekur dhe 20 të tjerë kanë ngelur të plagosur si pasojë e një sulmi piranjash. Mediat e huaja raportojnë se sulmi ndodhi përgjatë lumit në plazhin Ita Enramada në kryeqytetin Asuncion, ku plazhistët përjetuan një makth të vërtetë për disa minuta.

Në fillim peshqit pirana sulmuan një 22-vjeçar, i cili humbi jetën pak minuta më pas. Disa kilometra më larg, një 49-vjeçar u masakrua deri në vdekje nga turma e peshqve dhe dy persona të tjerë gjithashtu u raportuan të vdekur. Viktimat u gjetën në lumë me plagë kafshimi në fytyrë dhe këmbë.

Lexo më shumë  Kryeministri polak thotë se Polonia do të ndërtojë fortifikata në kufirin lindor

Piranjat janë peshq gjithëngrënës që rrallë sulmojnë njerëzit, përveç nëse ka thatësirë ​​ose janë veçanërisht agresivë gjatë sezonit të tyre të shumimit, i cili zgjat nga tetori në mars.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *