Lajme

Pikë-kalimet kufitare në Jarinjë, Merdar dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të bllokuara

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht, Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar bën të ditur se vazhdojnë të jenë të bllokuara pikë-kalimet kufitare në Jarinjë, Merdar dhe Bërnjak.

Kalimi i autobusëve dhe kamionëve nga Kosova në Serbi është i pamundur për shkak të protestave. Protestuesit e kanë bllokuar gjithashtu pikën kufitare në Bërnjak. Nuk është i sigurt për momentin as kalimi i veturave.

Lexo më shumë  Gërvalla: Drafti siguron respektimin e Kushtetutës dhe pamundëson ndërhyrjet nga jashtë

Në Serbi, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, autobusët dhe kamionët nga Kosova nuk mund të kalojnë për shkak të protestave, kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme.

“Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit. Nëse nuk keni hyrë tashmë në Serbi, ju lutemi, mos udhëtoni përmes Serbisë”, thuhet në njoftim

Lexo më shumë  Kosova nuk është protektorat, është një shtet sovran/ Woelk: Sasia e ndërhyrjeve në punët e Kosovës është absurde dhe e patolerueshme

Rruga Press

YouTube player