Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës
Shefi i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka hedhur dyshime të forta se vëllai i Edi Ramës, Olsi ka qenë i përfshirë në skandalin e laboratorit të kokainës në Xibrakë, porse policia dhe prokuroria e kanë fshehur prezencën e tij në grupin që i kap në janar të vitit 2014. Kapja e këtij grupi prej 9 vetash, në fillim të qeverisjes së rilindjes, shkaktoi një debat të madh, së pari nga sasia e kokainës së gjetur mbi 120 tonë, së dyti sepse ishte hera e parë që në shqipëri ngrihej një laborator përpunimi dhe së treti sepse që atëhere u përfol pandehma se policia e pati dekonspiruar opoeacionin me indicie nga prokuroria e Hanoverit në Gjermani.
Por krejt i një përmase tjetër do të qe afera nëse në të do të ishte i përfshirë edhe vëllai i shefit të ekzekutivit. Deri më tani, nga gjithë denoncimi i Bardhit, mund të flitet vetëm për dyshime të forta, por jo për prova konkrete. E megjithëatë, Lapsi.al po i raporton këto dyshime që e bënë deputetin demokrat ti kërkojë SPAKut dhe Altin Dumanit të hetojë vëllain e Edi Ramës.
Po ku dyshohet se ka qenë i përfshirë Olsi Rama në aferën e Xibrakës? Së pari në dokuementat e prokurorisë dhe më pas në vendimin e gjykatës (Faksimilet nga vendimi i GJ Apelit 2017) flitet për 9 persona të dënuar shtatë shqiptarë dhe dy kolumbian që kishin mbërritur këtu për të prodhuar kokainën. Por ama në dokumenta flitet edhe për një person që orhanet ligjëvënëse “nuk kanë arritur ta identifikojnë” dot.
Pikërisht ky i paidentifikuari, që dyshohet se mund të jetë lënë enkas jashtë hetimit, përflitet si Olsi. Ai përshkruhet fizikisht me pamje fizike dhe me moshë, por pa emër: “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”. Sipas verifikimeve të grupit investigues të PD-së Olsi Rama, i datlindjes 9 shtator 69, ka pasur fiks këtë moshë në Dhjetor 2014-Janar 2015.
Por përkimet nuk përfundojnë këtu. Për të dyshuarin, që pranohet nga prokuroria se ka marrë pjesë në mbledhjet e grupit kriminal, ekzistojnë edhe rastësi të tjera. në dokumenta thuhet se ky “i paidentifikuar ka përdorur një foristradë me targën AA653DM. Grupi qëmtues i opozitës ka arritur të kontrollojë dokumentat e sistemit TIMES, në të cilat rezulton se kjo makinë është përdorur nga Olsi Rama.
Po të njëjtën makinë që përdorte Olsi e përdornin gjithashtu edhe kreu i grupit të prodhimit të kokainës që është dënuar me nga 13 vjet burg, Genci Xhixha dhe anëtari i tij Gentian Gjonaj.
Pra në rastin më minimal, Olsi Rama ka pasur miqësi të ngushtë me grupin e trafikantëve përderia sa ata përdornin të njëjtën makinë. Rasti i njghan fiks atij të ish ministrit Saimir Tahiri, ku grupi kriminal përdorte Audin në emër të tij. Në rastin më të keq…
Ka edhe më. Ai që në dokumentat e drejtësisë shqiptare emërtohet si personi “i paidentifikuar”, sipas vendimit të gjykatës ka pasur rol në sjelljen në Shqipëri të dy kolumbianëve (dy faksimilet në foton e madhe lart) që erdhën të përpunojnë drogën në laboratorin e Xibrakës. Për të mbështetur pandehmën se ky është vëllai i kryeministrit, Gaz Bardhi sjell si argument faktin se sipas sistemit TIMES, ai ka dalë nga kufiri shqiptar një ditë përpara se dy kolumbian Cesar Adolfo Avila Gutierrez dhe Walther Moren Morena, të hynin në vendin tonë. Si një argument tjetër ai përmend edhe se në ditën që u ‘arrtis kreu i grupit Genci Xhixha, me 14 janar, pikërisht pasditen e arrestimeve pas zbulimit të laboratorit në Xibrakë, Olsi Rama ka dale nga kufiri në Morinë.
Natyrisht këto janëë larg së qeni prova të pa kundërshtueshme, pasi kushdo mund të dali përtej kufirit, 24 orë para se në të të hyjnë dy kriminelë, apo të arratiset një i tretë por Bardhi i ka servirur ato për të përforcuar sfondin e përgjithshëm.
Pra për ta përmbledhur: Dyshimi është se policia dhe prokuroria kanë lënë jashtë hetimit Olsi Ramën me pretendimin se nuk kanë arritur të njohin “personi i moshës 45 vjeç, me flokë të shkurta që përdorte foristradën me targë AA653DM”. PD përmes sistemit TIMS ka zbuluar se Osli Rama ka pasur të njëjtën moshë në atë kohë dhe ka përdorur të njëjtën makinë, që e kanë përdorur gjithashtu edhe krerët e grupit “Xibraka”. Ky është thelbi i dyshimit që mbahet në kasafortë prej shtatë vitesh. Por këtyre indicieve të forta i shtohet edhe një tjetër, që mund ti japë hov pandehmës se policia e ka dekonspiruar operacionin, enkas për të shpëtuar vëllain e vogël të kryeministrit. Që në 2014 u hodh dyshimi se denoncimi i ardhur nga Gjermania ishte djegur për ta dështuar operacionin. Por në 2017, ishte vendimi i Gjykatës së Alelit për grupin e prodhuesve të kokainës që hedh dyshime se policia mund ta ketë “shitur” informacionin se do ndërhynte në Xibrakë, duke mos lejuar zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.
Pikërisht për këto dyshime Gazmend Bardhi i ka kërkuar Altin Dumanit të vijojë hetimet për dosjen e mbetur pezull me numrin 335/1, ku përshkruhet një bashkëpuntor tjetër i prodhuesve të kokainës që ende mban nofkën “i paidentifikuar”. /lapsi.al/
Rruga Press