Bota

Picula: Shoqëria serbe është në trazira të vazhdueshme, Vuçiqi BE-në e percepton si “tavolinë suedeze”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq duket se Bashkimin Evropian (BE) e percepton si tavolinë suedeze, zgjedh vetëm biseduesit që i përshtaten, ndërsa kritikët nga ai e njëjta BE i sheh si konspiratorë, tha raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, duke shtuar se kjo nuk është gjë e re, dhe se ai vepron njësoj edhe me rivalët politikë dhe qytetarët e Serbisë.

Në një tekst autorial për të përjavshmen Radar, ai vlerësoi se shoqëria serbe është në trazira të vazhdueshme dhe se takimet e misionit ad hoc në Beograd në fund të janarit “zbuluan një trend” të përshpejtimit të represionit financiar, administrativ dhe fizik kundër atyre që mbështesin lëvizjen studentore, ndërsa sundimi i ligjit është në rënie dhe mediat janë nën presion në rritje, transmeton n1.

Lexo më shumë  NATO pas tërheqjes së trupave amerikane nga Gjermania: Jemi të përgatitur

Picula kujtoi se vendi nuk ka hapur asnjë kapitull të ri për katër vjet, kështu që mund të thuhet se procesi i pranimit zyrtarisht po stagnon.

“Duke pasur parasysh shkallën në të cilën kanë ndryshuar rrethanat gjeopolitike, që politika e zgjerimit është rikthyer si një nga prioritetet e BE-së, që rrethi i vendeve kandidate është zgjeruar dhe që disa vende të tjera po zhvillojnë negociata më shpejt, Serbia në fakt po bën hapa prapa”, deklaroi ai.

Lexo më shumë  ShBA-ja miraton shitjen e pajisjeve ushtarake për Katarin, Kuvajtin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

Nga të gjitha vendet post-socialiste që u bënë anëtare të BE-së që nga viti 2004, asnjëra prej tyre nuk është përballur me pasojat e kaq shumë vendimeve katastrofike të këqija nga e kaluara e tyre e afërt si Serbia, ka thënë Picula.

Rruga Press

YouTube player