BotaKryesore

Pheniani miraton marrëveshjen me Moskën që i lejon dislokimin e trupave

Koreja e Veriut ka ratifikuar marrëveshjen “e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik” me Rusinë, duke çimentuar marrëveshjen që mundëson që trupat e saj të luftojnë në tokën ruse kundër Ukrainës.

Media shtetërore koreano-veriore, KCNA, raportoi më 12 nëntor se marrëveshja, për të cilën Moska dhe Pheniani u pajtuan në qershor, do të hyjë në fuqi sapo që palët të këmbejnë kopjet e marrëveshjeve të ratifikuara.

Sipas raportimeve nga agjencia e lajmeve koreane-jugore, Yonhap, presidenti rus, Vladimir Putin, veçse ka nënshkruar dokumentet.

Lexo më shumë  Hulumtim: Bizneset e oligarkut serb Miroslav Mishkoviç në Kosovë dhe lidhjet me shqiptarë

Dislokimi i trupave të Koresë së Veriut në rajonin rus të Kurskut, që është konfirmuar nga inteligjenca e Shteteve të Bashkuara, NATO-s, Koresë së Jugut dhe Ukrainës, ka rritur shqetësimet për destabilizim të mëtejmë në rajonin e Azi-Paqësorit dhe në luftën e Moskës kundër Ukrainës.

Koreja e Jugut ka ngritur pikëpyetje se çfarë teknologjish të reja ushtarake mund të marrë Koreja e Veriut nga Rusia në këmbim të furnizimit të Moskës me trupa.

Rusia ka zhvendosur disa burime në rajonin kufitar të Kurskut për t’iu përgjigjur ofensivës që Ukraina nisi në gusht, pasi forcat ruse kanë hasur në vështirësi që të zmbrapsin trupat ukrainase.

Lexo më shumë  Meloni në siklet/ “Financial Times”: E ardhmja e kampit në Gjadër është edhe më e pasigurt

SHBA-ja ka vlerësuar se aktualisht janë afër 10.000 trupa të Koresë së Veriut në Rusi. Seuli dhe aleatët kanë thënë se numri është rritur në 11.000, ndërkaq Ukraina ka thënë se shifra arrin në 12.000.

Moska dhe Pheniani kanë mburrur me rritjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, që kur ka nisur pushtimin rus i Ukrainës, por Kremlini as nuk ka mohuar e as pohuar praninë e trupave koreano-veriore në tokën e tij.

YouTube player