Bota

Pfizer po zhvillon vaksinën e re kundër variantit delta

Vaksina Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit u bë vaksina e parë që mori miratimin e plotë për përdorim masiv nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Sipas mediave të huaja, presidenti i SHBA-së John Biden u bëri thirrje drejtuesve të sektorit publik dhe privat të përdorin miratimin e FDA për të përshpejtuar procesin e vaksinimit kundër koronavirusit.

Edhe pse Pfizer/BioNTech iu dha miratimi i plotë për përdorimin masiv të vaksinës së tij, kërkimet e mëtejshme të Pfizer për të përmirësuar atë ekzistues nuk u ndalën.

Lexo më shumë  Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Përkatësisht, ata aktualisht janë në procesin e zhvillimit të një vaksine të re kundër llojit “më agresiv” të koronavirusit – varianti delta, thotë drejtori ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla.

“Aktualisht, ne po bëjmë një vaksinë të specializuar kundër koronavirusit, më saktësisht, kundër llojit delta,” tha ai, duke shtuar se mund të mos përdoret për imunizim masiv të njerëzve, pasi doza e tyre e tretë, e ashtuquajtura doza përforcuese, është mjaft efektive kundër llojit delta.

Lexo më shumë  Sfiduesi i Orbanit në Hungari mobilizon mijëra vetë në demonstrata

Nëse përdorimi i saj është i nevojshëm, njerëzit duhet ta marrin atë 8 muaj pas dozës së dytë, në mënyrë që të forcojnë më tej sistemin imunitar, përfundon ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *