BallinaLajme

Pezullohet lundrimi në Vlorë, shkak përkeqësimi i motit

Sipas autoriteteve të portit,  kushtet do të jenë të tilla edhe për 24 orët e ardhshme , duke pezulluar lundrimin e  mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

VLORË– Lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit në Portin e Vlorës është pezulluar ditën e sotme për shkak të kushteve hidrometeorologjike. Sipas autoriteteve të portit,  kushtet do të jenë të tilla edhe për 24 orët e ardhshme , duke pezulluar lundrimin e  mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

Lexo më shumë  Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij! Igli Tare parqitet në SPAK

“Në bazë të parashikimit tëkushteve hidrometeorologjike për 24 orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashte saj do të jene si më poshtë: era dhe deti në drejtimin JUG-JUGLINDJE forca 5-6bft brenda gjirit te Vlores. Era dhe deti në drejtimin jug-juglindje forca 6-7bft jashtë. Përmiresimi i kushteve hidrometeorologjike do të jetë në daten 07.12.2020 mbas orës 02:00. Janë pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit”.

YouTube player