Pezullohet lundrimi në Vlorë, shkak përkeqësimi i motit
VLORË– Lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit në Portin e Vlorës është pezulluar ditën e sotme për shkak të kushteve hidrometeorologjike. Sipas autoriteteve të portit, kushtet do të jenë të tilla edhe për 24 orët e ardhshme , duke pezulluar lundrimin e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit.
“Në bazë të parashikimit tëkushteve hidrometeorologjike për 24 orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashte saj do të jene si më poshtë: era dhe deti në drejtimin JUG-JUGLINDJE forca 5-6bft brenda gjirit te Vlores. Era dhe deti në drejtimin jug-juglindje forca 6-7bft jashtë. Përmiresimi i kushteve hidrometeorologjike do të jetë në daten 07.12.2020 mbas orës 02:00. Janë pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit”.