Lajme

Pezullohet lundrimi i anijeve të vogla në Vlorë! Trageti nga Italia 7 orë me vonesë

VLORË– Përkeqësimi i motit, i karakterizuar me reshje shiu dhe erë të fortë ka detyruar kapitenerinë të pezullojë sërish lundrimin e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit në gjirin e Vlorës. Era në drejtimin jug-juglindje dhe jugperëndim në forcën 5-6bft 10-15m/s, ndërsa lartësia e dallgëve është 0.50-1.50 metër brenda gjirit të Vlorës dhe në forcën 7-8 bft / 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 3.50 metra jashtë gjirit të Vlorës . Si rrjedhojë Kapiteneria ka ndaluar lundrimin e të gjitha mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit.

Lexo më shumë  Vlora Hyseni e njoftoi Agasin se Drejtori i Policisë, Skënder Hita e ka thirrur në takim të posaçëm: "Të shpresojmë që ka porosit kryeministri”

Sipas kapitenerisë janë njoftuar të gjitha anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe janë marrë masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara për parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datës 03.12.2021.

Trageti i linjës me Italinë do të mbërrijë rreth 7 orë me vonesë për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit. Pritet që përmirësimi i situatës të jetë të shtunën.

Lexo më shumë  SPAK e ka marrë në pyetje Vlora Hysenin më parë, ja çfarë ka deklaruar shefja e SHISH

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *