Lajme

Petkoviqit s’i lejohet sërish hyrja në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se s’i është lejuar hyrja në Kosovë as të mërkurën.

Sërish ka hedhur akuza ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Për këtë arsye Bashkimi Evropian duhet të mendojë me kujdes kur i dëgjon herën e ardhshme arsyetimet e ndryshme të Albin Kurtit, sepse prapa tyre ka vetëm urrejtje ndaj popullit të Serbisë, urrejtje ndaj presidentit, Aleksandar Vuçiq dhe gjithçka që Serbia bën në territorin e ‘Kosovës dhe Metohisë’”, ka thënë ai për “TV Pink”.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë edhe të martën. Ai planifikonte të inauguronte një shesh me emrin “Serbia” në Gjilan.

Sipas Petkoviqit, ndalimi që po i bëhet për të hyrë në Kosovë, tregon se “Kosova refuzon dialogun”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *