Lajme

Petkoviqit sërish i ndalohet hyrja në Kosovë

Drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, sërish nuk është lejuar të futet në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga e ashtuquajtura Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.

Është thënë se Petkoviqit i është mohuar të marrë pjesë në një manifestim në Manastirin e Deçanit të mërkurën.

Ai kishte planifikuar një vizitë dyditore të mërkurën e të enjten.

Lexo më shumë  Kurti takim me Taravarin, zbardhen temat e diskutuara mes dy liderëve

“Kjo është hera e katërt që autoritetet në Prishtinë pengojnë vizitën e drejtorit të Zyrës për Kosovë e Metohi. Për këtë shtrohet pyetja nëse faktorët ndërkombëtar janë të gatshëm të frenojnë Albin Kurtin në fushatën e tij destruktive kundër gjitha arritjeve të Marrëveshjes së Brukselit dhe marrëveshjeve të arritura në Bruksel gjatë procesit të dialogut. Me çdo lëvizje që po bën, Albin Kurti na distancon nga dialogu”, thuhet në komunikatë.

Lexo më shumë  Mbahet punëtoria për institucionalizimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Konfederatën e Zvicrës

Për ndalimin e fundit është thënë se do të njoftohen gjithë faktorët ndërkombëtarë, si dhe emisari për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak që gjendet në Beograd në vizitë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *