KryesoreLajme

Petkoviqi ”kërcënon” Ambasadën e Britanisë pasi ajo e uroi Kosovën për njohjen nga Kenia

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar ndaj urimit të Ambasadës së Britanisë për njojken nga Kenia.

Ai i ka reaguar drejtpërdrejt ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Petkoviq në reagim, ka paralajmëruar tërheqje të reja të njohjeve të Kosovës.

Lexo më shumë  Kurti për nderimet që Serbia po ia bën Mlladiqit: Vështirë të flitet me atë shoqëri për përballje me të kaluarën

“Supozoj se ambasadori  Jonathan Hargreaves do ta përgëzojë edhe Beogradin, kur të bëhen tërheqjet e reja të njohjes së Kosovës. E di sa shumë ju intereson e drejta ndërkombëtare!”, ka shkruar Petkoviq.

Rruga Press

YouTube player