Sport

Pësoi atak kardiak/ Eriksen e mbyll me Interin, ja kur do të bëhet përshëndetja e lamtumirës

Christian Eriksen përshëndet Interin dhe futbollin italian.

Mesfushori danez ka ndërprerë bashkëpunimin në mënyrë konsensuale me skuadrën zikaltër, pasi shteti italian nuk e lejon që ai të luajë në këtë gjendje dhe me një debrifilator në zemrën e tij.

Më 12 qershor ai pësoi një atak kardiak në minutat e fundit të pjesës së parë në ndeshjen ku Danimarka po zhvillonte ndaj Finlandës në EURO 2020.

E gjithë bota e futbollit dhe jo vetëm u shokua dhe u sensibilizuan me danezin, i cili pas ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve dhe shtrimit menjëherë në spital i mundësuan që ta rikthenin sërish në jetë tashmë ish-yllin e Interit.

Eriksen u prit si hero në janarin e vitit 2020 pas transferimit nga Tottenhami, ku të gjithë tifozët e Interit filluan duke ëndërruar se ai do të ishte “Top-Player”- i munguar i skuadrës që pas largimit të Wesley Sneijder.

Mbrëmë në selinë e Interit u takuan me dyer të mbyllua ku ishin prezent vetë personalisht Christian Eriksen, agjenti i tij Martin Shots dhe administratori i deleguar i zikaltërve, Bepe Marota, ku firmosën në mënyrë konsensuale ndërprerjen e bashkëpunimit me ish-numrin 24 të Interit.

Eriksen do të jetë në ndeshjen e parë të vitit 2022 në “San Siro” për të përshëndetur për herë të fundit si lojtar zikaltër tifozët që gjithmonë i qëndruan pranë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *