Peshkimi i paligjshëm, fenomen shqetësues, “Pinarët” me kallama kanë “zaptuar” liqenin e Shkodrës
Peshkimi i paligjshëm mbetet fenomen i pranishëm në Liqenin e Shkodrës, ku dinamiti dhe gjeneratorët janë zëvendësuar me inverter më të vegjël që prodhojnë energji. Gardhet me kallama që përdoren për izolimin e peshkut, janë një tjetër fenomen që ka pushtuar liqenin.
Dinamiti dhe gjeneratorët janë zëvendësuar me inverter të vegjël, por peshkimi I paligjshëm në Liqenin e Shkodrës nuk është ndalur.
18 raste janë arritur të kapen nga fillimi i vitit, por fenomeni vijon të mbetet shqetësues, përtej rënies së shifrave krahasuar me disa vite më parë.
Liqeni i Shkodrës është pushtuar vitet e fundit nga “pinarët” siç njihen ndryshe gardhet me kallama që përdoren për zënien e peshkut.
Dëmtimi i florës dhe faunës së pasur mbetet problem pa zgjidhje në liqenin më të madh të Ballkanit që lag Shqipërinë dhe Malin e Zi.
Rruga Press

