Bota

Gjykata e Apelit bllokon publikimin e dokumenteve të Trumpit

Një Gjykatë e Apelit në SHBA refuzoi përkohësisht kërkesën e një komiteti – që po heton trazirat e 6 janarit në Kongres – për të pasur qasje në të dhënat e Shtëpisë së Bardhë të ish-presidentit Donald Trump.

Vendimi pason dy ditë pasi një gjykatëse federale urdhëroi që dokumentet t’i dorëzohen Komitetit hetues.

Komiteti, i përbërë nga ligjvënës të Dhomës së Përfaqësuesve, po përpiqet të zbulojë nëse Trumpi ka pasur njohuri paraprake për trazirat.

Lexo më shumë  Letonia lëshon një paralajmërim për qytetarët pasi zbuloi një dron në hapësirën e saj ajrore

Më 6 janar, mbështetësit e Trumpit e kishin sulmuar ndërtesën e Kongresit, derisa ligjvënësit po mblidheshin për të vërtetuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

Trumpi ka refuzuar të pranojë humbjen përballë presidentit Joe Biden në zgjedhjet e vitit të kaluar, duke pretenduar – pa prova – se ka pasur mashtrime masive në votime.

Hetimet po bëhen nga një komitet i ngritur nga Dhoma e Përfaqësuesve, e cila dominohet nga demokratët e presidentit Biden.

Paneli dëshiron të shohë të dhëna telefonike, regjistra të vizitorëve dhe dokumente të tjera të Shtëpisë së Bardhë, që mund të hedhin dritë mbi ngjarjet e 6 janarit.

Lexo më shumë  Ngec Bordi i Paqes së Trumpit për rindërtimin e Gazës

Por, Gjykata e Apelit në Uashington vendosi ndalesë të përkohshme mbi urdhrin e një gjykate më të ulët për dorëzimin e dokumenteve të premten.
Gjykata e Apelit tha se do të caktojë një seancë për 30 nëntor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *