Bota

Pesë sekonda pasi u lansua, raketa japoneze shpërthen në ajër – kishte për mision dërgimin e satelitit në orbitë

Kairos, një raketë e vogël e prodhuar nga japonezët e Space One, ka shpërthyer pak sekonda pasi ishte lansuar dje, shkruan Reuters.

Me këtë veprim ishte tentuar të jetë kompania e parë private japoneze që dërgon satelitë në orbitë.

Lansimi për Space One dhe industrinë e raketave në Japoni, vjennë kohën ndërsa qeveria dhe investitorët po rritin mbështetjen për sektorin në mes të rritjes së sigurisë kombëtare dhe rritjes së kërkesës për satelitë komercialë.

Lexo më shumë  Trump kërcënon BE-në me tarifa nga 1 shkurti
YouTube player

Raketa 18 metërshe shpërtheu pesë sekonda pasi ishte lansuar,  duke bërë që të ngritet një re e madhe tymi – e fragmentet e raketës u shpërndanë në pothuajse të gjitha anët në gadishullin Kii në pjesën perëndimore të Japonisë.

“Raketa e ndërpreu fluturimin pasi ‘gjykoi’ se arritja e misionit të saj do të ishte e vështirë”, tha presidenti i kompanisë Masakazu Toyoda.

YouTube player
Lexo më shumë  Vuçiqi takohet me zëvendëskryeministrin kinez, thotë se Kina po e mbështet Serbinë nga “ndërhyrjet e huaja” për të cilat akuzon Perëndimin
YouTube player