Gjeopolitikë

Pesë krizat që mund të shndërrohen në Luftë të Tretë Botërore në vitin 2023

Në vitin 2022, bota iu afrua luftës mes fuqive të mëdha më shumë se në çdo moment tjetër që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Rusia nisi një pushtim të plotë të Ukrainës, një sulm që pothuajse menjëherë rezultoi në një kombinim sanksionesh dhe mbështetje direkte ushtarake për Kievin.

Në fillim të pranverës, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po ndiqnin politika që do të rezultonin në vdekjen e ushtarëve rusë, shkatërrimin e pajisjeve ushtarake ruse dhe degradimin afatgjatë të ekonomisë ruse.

Por lufta ka pasur efekte edhe në skenën botërore.

Dhe vitin 2022 tanimë e kemi lënë pas, por çfarë mund të ndodhë gjatë vitit 2023.

Në këtë drejtim Business Insider ka sjellë një shkrim që tregon pesë zona që paraqesin rrezikun më të madh për shpërthimin e asaj që ne mund të tundohemi ta quajmë “Lufta e Tretë Botërore”.

Ukrainë

Shqetësimi se Rusia mund të përdorë armë bërthamore duket se ka rënë që nga vera, pasi lufta është vendosur në një ngërç shkatërrues.

Megjithatë, përshkallëzimi mbetet një shqetësim.

Paaftësia e Rusisë për të bërë përparim mund të kërcënojë stabilitetin e qeverisë së Vladimir Putinit, duke e shtyrë Moskën të mendojë për një përshkallëzim të rrezikshëm.

Gjithashtu, shqetësimet mbi aftësinë e Ukrainës për të vazhduar luftën në planin afatgjatë mund ta detyrojnë Kievin të ndërmarrë hapa të rrezikshëm.

Një zgjerim i luftës në NATO nuk duket në horizont, por i mundshëm; përdorimi rus i armëve bërthamore mbetet i paimagjinueshëm, por aspak i pamundur.

Administrata e Joe Bidenit dhe aleatët e saj në Evropë janë kujdesur jashtëzakonisht shumë me rreziqet e përshkallëzimit, por palët mund të bëhen të gatshëm të pranojnë rrezikun e një konflikti më të gjerë.

Lexo më shumë  Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Tajvani

Shqetësimi për menjëhershmërinë e luftës midis Tajvanit dhe Kinës është zbehur pak në muajt e fundit, kryesisht për shkak të përvojës katastrofike për shkak të COVID-19 të Kinës.

Megjithatë, ka pak dyshime se tensionet ndërmjet tyre mbeten të rëndësishme.

Gatishmëria e administratës së Bidenit për të pasur qëndrime të rrezikshme retorike në mbrojtjen e Tajvanit tregon se Uashingtoni ka shqetësim të vërtetë për perspektivat e një sulmi kinez.

Në të njëjtën kohë, këto deklarata (dhe sjellje, si vizita e Kryetares së Dhomës, Nancy Pelosi, në Taipei) rrezikojnë të shkaktojnë përshkallëzim kinez.

Ky konflikt i imagjinueshëm, megjithatë, do të përfundonte duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe me shumë mundësi Japoninë, dhe kështu do të përbënte një luftë të fuqive të mëdha.

Greqi-Turqi

“E humbur” në të gjithë diskutimin për rigjallërimin e NATO-s në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës ka qenë një krizë që vazhdon të ziejë në krahun jugor të aleancës.

Gjatë vitit të kaluar tensionet midis Greqisë dhe Turqisë janë rritur ndjeshëm, të nxitura kryesisht nga kthesa e fortë e politikës së jashtme të Turqisë.

Mosmarrëveshjet midis Athinës dhe Ankarasë mbi eksplorimin e energjisë në Egje kanë nxitur tensionin aktual, megjithëse mosmarrëveshjet territoriale kanë ekzistuar për dekada.

Ndërsa duket e pamundur që një aleat i NATO-s të sulmonte hapur një aleat tjetër të NATO-s, konfliktet e kaluara i kanë sjellë të dy vendet në prag të luftës (dhe ndonjëherë pak më gjerë) pavarësisht angazhimeve të tyre në aleancë.

Lexo më shumë  Finlanda kërkon ndihmën e BE-së për ndaljen e fluksit të emigrantëve nga Rusia

Çdo luftë midis Turqisë dhe Greqisë do të përfshijë menjëherë NATO-n dhe pothuajse me siguri do të rezultonte në një farë mase ndërhyrje oportuniste nga Rusia.

Gadishulli Korean

Gjatë disa muajve të fundit, tensionet midis Seulit dhe Phenianit janë rritur në mënyrë të qëndrueshme, me provokimet e Koresë së Veriut – duke shkaktuar përgjigje retorike agresive nga Jugu.

Dinamika midis dy shteteve duket e nxitur nga padurimi; një padurim në Veri që bota ende refuzon ta marrë seriozisht pavarësisht nga armët e saj bërthamore, dhe një padurim në Jug që një komb me rëndësi të madhe mbetet “i ngarkuar nga fqinji i saj“.

Këto tensione nuk janë të reja, por historikisht ato janë kufizuar nga Lufta e Ftohtë dhe nga rendi ndërkombëtar liberal i pas Luftës së Ftohtë.

Por nëse shpërthen lufta, ajo mund të bëhet me shpejtësi më shkatërruese se Lufta Rusi-Ukrainë, me armët konvencionale dhe bërthamore – në një numër të tmerrshëm nga të dyja palët.

Kinë-Indi

Luftimet sporadike mes Kinës dhe Indisë vazhdojnë në “sytë e botës”.

Ndërsa luftimet deri më tani kanë mbetur mjaft të kufizuara, dëshira për të mbrojtur prestigjin kombëtar mund të bëhet me shpejtësi helmuese edhe për udhëheqësit më të mençur dhe më të arsyeshëm.

Në një moment, ose indianët ose kinezët mund të tundohen ta zgjidhin problemin përmes përshkallëzimit, një hap që mund të funksionojë siç synohet, ose që mund të hapë derën për një konflikt shumë më të madh dhe më shkatërrues.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *