Shëndetësi

Pesë arsye që ju mund të ndiheni të lodhur, këshilla se si të ushqeheni shëndetshëm

Nëse ndiheni të lodhur, pa rezerva energjie dhe e dini se nuk keni ndonjë problem serioz shëndetësor,    atëherë fajtori mund të jetë i fshehur mënyrën se si ushqeheni në përditshmëri.

Disa nga gabimet që mund të ju bëjnë të ndiheni të lodhur janë:

Mosngrënia e mëngjesit

Është e gabuar sepse është vakti kryesor i ditës që të jep energji për të përballuar aktivitetet e përditshme.

Ju nuk hani në një orar të caktuar

Kur trupi nuk “e di” se kur do të marrë ushqim, ai konfuzohet dhe çrregullohet. Pra, vendosni një programim bazë në ushqimin tuaj që siguron furnizim të vazhdueshëm me energji në tru.

Keni harruar ujin

Mos harroni se dehidratimi i lehtë shpesh manifestohet me lodhje dhe paaftësi për t’u përqendruar.

Keni harruar karbohidratet

Një dietë që redukton ndjeshëm karbohidratet nuk siguron energji të mjaftueshme për nevojat e trupit tuaj.

Hani shpesh ëmbëlsira

Ëmbëlsirat kur konsumohen rregullisht dhe në sasi të mëdha shkaktojnë luhatje të papritura të sheqerit në gjak, gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni të plogësht dhe të dëshpëruar.

Këshilla se si të ushqeheni shëndetshëm

Forconi mbrojtjen tuaj duke pirë një lëng frutash të freskët të shtrydhur çdo ditë dhe ofroni trupit tuaj doza të forta vitaminë C, dhe B.

Vendosni rrushin e thatë në menunë tuaj pasi ka një përmbajtje të lartë fibre. Rrushi bëhet një ndihmës i vlefshëm për ata që vuajnë nga kapsllëku, ndërsa karbohidratet do t’ju furnizojnë me energjinë që ju nevojitet.

Nëse jeni vazhdimisht nën stres, sigurohuni që të konsumoni mjaftueshëm proteina pa yndyrë (mish pa dhjamë, mish pule, peshk) e cila furnizon trupin me aminoacide, vitamina dhe minerale të nevojshme për funksionimin e duhur të sistemit nervor, duke ndihmuar në balancimin e niveleve.

Shijojeni kafen tuaj

Si një burim i mirë i kafeinës dhe magnezit, kafeja furnizon sistemin nervor qendror me substanca që ndikojnë pozitivisht në një sërë funksionesh mendore, si kujtesa, përqendrimi dhe reflekset.

Rruga Press

YouTube player