Bota

“Përveç Trumpit, Musk tani është përhapësi më i madh i dezinformatave rreth zgjedhjeve”

Elon Musk, cilësohet si konspiracionist i ekstremit të djathtë dhe është kritikuar nga aktivistët vizualë të grupit “Led By Donkeys” për përhapje të dezinformatave gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Aktivistët kanë projektuar një video në murin e selisë evropiane të Teslës në Amsterdam, me titullin “Si Musk e shkatërroi Twitter-in dhe ndihmoi në zgjedhjen e Trumpit”.

Në video, grupi e akuzon pronarin e SpaceX se e keqpërdori pasurinë e madhe për ta ndihmuar një person të dënuar që të fitojë zgjedhjet, shkruan skynews.

Lexo më shumë  Pas një viti të trazuar në politikat e emigracionit në ShBA, kreu i ICE jep dorëheqjen nga detyra

Videoja paraqet një kronologji të rasteve të vitit 2024, ku miliarderi ka shpërndarë dezinformata dhe teori konspirative në platformën X dhe si ka përdorur pronësinë mbi platformën për të promovuar mesazhet e tij.

“Musk ka postuar më shumë se 3000 herë në X gjatë muajit të fundit, përfshirë dhjetëra pretendime të pabazuara rreth zgjedhjeve që janë parë qindra miliona herë”, thuhet në video.

Lexo më shumë  Trump: ShBA-ja dhe Irani mund të zhvillojnë bisedime të reja, jemi shumë afër një marrëveshjeje

“Përveç Donald Trumpit, Musk tani është përhapësi më i madh i dezinformatave rreth zgjedhjeve”, thotë grupi.

Donald Trump fitojë zgjedhjet e mbajtura gjatë ditës së martë ndaj demokrates, Kamala Harris.

Rruga Press

YouTube player