KryesoreLajme

Përveç Radojçiçit, INTERPOL-i ka lëshuar urdhëarresti edhe për 11 persona të tjerë të lidhur me sulmin në Banjskë

Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, ka lëshuar urdhërarrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, në lidhje sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Lajmin e konfirmoi ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq.

Ai tha se urdhri është lëshuar me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNIMK, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës. Kjo për shkak se Kosova ende nuk është anëtare e INTERPOL-it.

Lexo më shumë  Mid'hat Frashëri: Ç'fituam nga Kongresi i Manastirit?

Mediat në Serbi kanë raportuar se urdhërarreste janë lëshuar edhe për 11 persona të tjerë të lidhur me sulmin në Banjskë. 

Më 24 shtator, grupe të armatosura të serbëve kanë sulmuar policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku i vdekur mbeti rreshteri Afrim Bunjaku, ndërkaq u lënduan tre policë të tjerë, dy prej tyre me armë zjarri. Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Disa ditë më vonë, pasi MPB-ja nxori pamjet e Radoçiqit nga Banjska ditën e sulmit, përgjegjësinë për sulmin e mori Radoiçiqi.

Ai u mor në pyetje nga Prokuroria e Serbisë në muajin tetor dhe u ngarkua me disa vepra, përfshirë trafikim armësh dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Gjykata në Beograd e liroi nga paraburgimi, por ia konfiskoi dokumentet.

Rruga Press

YouTube player